SOUTH BY THE SEA 3
Old Legends, New Mythologies
17 September – 15 October 2022
Galeria e Bregdetit
curated by Elian Stefa
with writing by Ervin Qafmolla
drone light paintings by Art Drone Projects: Dionisis Christofilogiannis & Charalampos Papadopoulos
and flute compositions by Elinor Butka
Galeria e Bregdetit, Radhimë, Albania
Inauguration: Saturday 17 September 2022 at 18:00
Exhibition open: 11:00 – 22:00
A single stretched finger tracing lines between neighboring stars, like sorcery, brings alive the imagination of the universe. This instinctual drive to create images that guide our way and the legends alongside them which protect or bring abundance are tied to the very essence of our consciousness. These kinds of powerful avatars were born in the minds of humanity as much as they gave birth to it; and it was in these
stories that man found universal order and meaning, in-between the darkness of the night and the illusion of the void.
South by the Sea 3 brings together the storyteller Ervin Qafmolla with Art Drone Projects (Dionisis Christofilogiannis and Charalampos Papadopoulos) in a project which combines research into the folklore of the Bay of Vlora, with precision drone flights, long aperture photography, and mythological metaphors. The exhibition presents an anthology of fragments from an autochthonous cosmology focusing on the Island of Sazan and the Bay of Vlora. These are stories that find their roots as much in the old history of the region as in last week’s hearsay; spanning from factual truth to dreamlike delirium throughout the narrative; as is modus operandi in good mythtelling.
A drone carrying a light on its back flies into the sky, like a would-be anti-Prometheus taking fire back to the gods. As the drone takes flight in a jostle towards its coordinate destination, the aperture of the camera opens up, and the drone begins its hypnotic dance; as if trying to communicate in a language that it’s inventing on the spot. The subtle signs of the passage of time are captured in the movement of stars; each one mimics summer rain and etching in each photograph of the earth’s rotation in the universe. The ephemeral landscapes appear to escape being painted by the light of a specific hour, but rather create an aura of a dreamlike timelessness. The result is a snapshot of a floating moment that somehow encapsulates both day and night, and becomes the stage of a celestial theater, unfolded in nine photographic tableaus captured in the spring of 2022 in select locations around the Bay of Vlora. South by the Sea is a yearly showcase of southern voices in contemporary art. This year’s exhibition is the third edition, featuring a collaborative project with contributions from artists from Albania and Greece combining stories and cultures from the Balkans. This project was developed by Galerie e Bregdetit and supported by the Ministry of Culture of Albania, IDS Industrial Drone Services, and Space52.Athens.
AL
JUG PRANË DETIT 3
Legjenda të vjetra, Mitologji të reja
kuruar nga Elian Stefa
me shkrime nga Ervin Qafmolla
vizatime me dron dhe dritë nga Art Drone Projects
(Dionisis Christofilogiannis & Charalampos Papadopoulos)
dhe kompozime fyelli nga Elinor Butka
Galeria e Bregdetit, Radhimë, Shqipëri
Inagurimi: e shtunë 17 Shtator 2022 ora 18:00
Ekspozita qëndron hapur: 11:00 – 22:00
Një gisht i zgjatur drejt qiellit gjurmon linja midis yjeve fqinjë, dhe si magji, gjallëron imagjinatën e një universi të tërë. Kjo shtysë instinktive për të krijuar imazhe të cilat drejtojnë udhën tonë, dhe për të shpikur legjendat që na mbrojnë ose që sjellin begati, është një tipar i lidhur me vetë thelbin e vetëdijes dhe qënies njerzore.
Këto lloj perëndish të fuqishme kanë lindur në mendjet e njerëzimit po aq sa i kanë dhënë vetëdije njeriut; dhe pikërisht në këto histori paraardhësit tanë kanë gjetur rendin dhe kuptimin universal; mes errësirës së natës dhe iluzionit të boshllëkut.
Jug pranë Detit 3 bashkon tregimtarin Ervin Qafmolla me Art Drone Projects (Dionisis Christofilogiannis & Charalampos Papadopoulos) në një projekt që ndërthur hulumtim në folklorin e Gjirit të Vlorës, fluturime me dron, dhe fotografi me apertur të gjatë, së bashku me metafora mitologjike. Ekspozita paraqet një antologji fragmentesh nga një kozmologji autoktone me fokus ishullin e Sazanit dhe gjirin e Vlorës. Këto janë histori që i gjejnë rrënjët e tyre si prej lashtësisë së rajonit; po aq edhe në thashethemet e javës së shkuar; duke u shtrirë nga e vërteta faktike deri te deliri ëndërrimtar përgjatë rrëfimit; siç është dhe mënyra karakteristike në tregimin e mirë të miteve.
Një dron me një dritë të fortë në shpinë fluturon drejt qiellit, si një anti-Promete që kthen zjarrin tek Perënditë. Ndërsa droni fluturon me shkathësi drejt destinacionit të tij koordinativ, syri i kamerës hapet dhe menjëherë droni fillon kërcimin e tij hipnotik; sikur po përpiqet të komunikojë në një gjuhë që po e shpik aty në moment. Shenjat delikate të kalimit të kohës lënë gjurmë në lëvizjen e yjeve; ku secili prej tyre, si një pike e imët e një shiu veror gdhend në çdo fotografi rrotullimin e tokës në univers. Peizazhet transendentale duken se i shpëtojnë pikturimit nga drita e një ore të caktuar, por më tepër krijojnë një atmosferë të një përjetësie të ëndërruar. Rezultati është një seri fotografish të disa momenteve pluskuese të cilat përfshijnë si ditën dhe natën bashkë, dhe ku mbi to zhvillohet skena e një teatri qiellor, i shpalosur në nëntë tablo fotografike të kapura në pranverën e vitit 2022 në vende të përzgjedhura të Gjirit të Vlorës.
Jug pranē Detit është një vitrinë vjetore e zërave jugorë në artin bashkëkohor. Ekspozita e këtij viti është edicioni i tretë, me një bashkëpunim midis artistëve nga Shqipëria dhe Greqia, e cila ndërthur histori dhe kultura të ndryshme nga Ballkani. Ky projekt u zhvillua nga Galeria e Bregdetit, dhe u mbështet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, IDS Industrial Drone Services dhe Space52.Athens.